Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE shtyn afatin për përditësimin e të dhënave

Vendosja e afatit 31 Janar dhe rezervimi i të drejtës për ndërprerjen e  energjisë elektrike në rast mospërditësimi të të dhënave, ka shtuar fluksin e abonentëve në pikat e autorizuaRa për përditësimin e të dhënave.

Procesi i përditësimit ka vijuar gjatë gjithë vitit 2017, ku pavarësisht intensifikimit të punës në terren, konstatohen ende abonentë që nuk kanë saktësuar të dhënat, kryesisht shtëpi të dyta, emigrantë, por edhe konsumatorë të cilët nuk janë gjetur gjatë procesit të intervistimit!

Për t’i sensibilizuar më tej, abonentët u njoftuan sërish në tetor 2017, përmes njoftimeve në media, rrjete sociale, te zyrat e Kujdesit ndaj Klientit në OSHEE, dhe nga kontraktori.

Kompania OSHEE, në bashkëpunim me nënkontraktorin që po zbaton ne terren procesin e përditësimit të të dhenave, në kushtet aktuale kur në sportele janë me mijëra  klientë duke saktësuar të dhënat, vendosën për vijimin e procesit të përditësimit të të dhënave deri në Mars 2018.

energjia.al  01.02.2018