Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kopac raporton mbi ecurinë e Shqipërisë në energjitikë

Nafta duket të jetë sektori ku Shqipëria ka bërë më pak përparim lidhur me përafrimin e legjislacionit dhe plotësimin e detyrave të lëna nga Plani i Veprimit një vit më parë. Përfaqësuesi i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, raportoi në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese ku bëri një përmbledhje të ecurisë së vendit në disa aspekte gjatë vitit 2017.

Sekretariati ka nënvizuar se energjia tashmë ka hyrë në rrugën e reformimit prej kohësh, por mbeten ende të paplotësuara disa aspekte dhe për këtë ka nxjerrë edhe konkluzionet. “Aktet ligjore sekondare duhen përditësuar dhe miratuar sipas ligjit, përfshirë rregullat e  balancimit/kodin e rrjetit të OST. Duhet përfunduar certifikimi i OST, në bashkëpunim me Sekretariatin si dhe të përfundojë ndarja e OSHEE (duke përfshirë një program pajtueshmërie).

Çmimet e KESH dhe OSHEE të liberalizohen plotësisht, DSP (furnizuesi publik) të përdoret në mënyrë të veçantë dhe të kufizuar, në përputhje me ligjin” thuhet në raport.

Lidhur me naftën, Shqipëria ende nuk ka vënë në zbatim pjesën që lidhet me rezervat e emergjencës. “Janë gati dy projektligje, me shumë pak ndryshime, në lidhje me mbajtjen e rezervave emergjente të naftës. Megjithatë, nuk janë marrë ende vendime përfundimtare se cili është projektligji më i përshtatshëm”, – vlerëson Sekretariati.

Shqiptarja.com  01.02.2018