Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ballshi, mes arit të zi dhe mjerimit

Report Tv ka udhëtuar në Ballsh, qytetin e naftëtarëve. Beteja për mbijetesë e familjeve që jetojnë në zonën me nëntokën më të pasur në Ballkan. Si i fundosi mes mjerimit qytetarët e Ballshit keqadministrimi i kompanisë ARMO. Flet punonjësi i varfër, ankesën e të cilit kryeministri Rama e krahasoi me retorikën e Flamur Nokës në Kuvend.

Është e pamundur të përcaktosh se çfarë është më e vështirë të punosh dhe të mos paguhesh për mundin tënd, apo të ngelesh i papunë. Këto janë sfidat e naftëtarëve në zonën e Ballshit. Përballë pyetjes së hershme “A do të mbyllet përfundimisht uzina e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh”, gjenden me frikë mijëra banorë të kësaj zone, të cilët falë kësaj uzine nxjerrin n bukë e gojës.

“Dëshira jonë si naftëtarë nuk është video konferenca, nuk është bashkëbisedim me kryeministrin apo me ministrin e financave. Dëshira jonë është fillimi sa më shpejtë i punës”, tha Taulanti.

“Jam i vetmi person që mbaj familjen, kam gruan pa punë dhe dy vajza, sytë dhe shpresa e familjes sime është tek ajo uzinë”, tregoi Taulanti.

Report Tv përshkoi 155 km për të treguar nga afër situatën reale, luftën e përditshme të një prej naftëtarëve, që në fakt është e njëjtë pothuajse për të gjithë banorët e qytetit të arit të zi.

Report Tv,  01.02.2018