Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndotja e ajrit në Kosovë, Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mbajë shumë shpejt një seancë të jashtëzakonshme mbi cilësinë e ajrit në vend, që po kthehet në një problem të ngutshëm.

 

Përmes Facebook-ut, kryetari i tij Kadri Veseli njoftoi se është tepër i shqetësuar nga kjo situatë, e për këtë arsye vendosi thirrjen e një seance të tillë, përmes të cilës të kërkohet nga të gjitha institucionet marrja e masave të menjëhershme dhe konkrete, që të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes.

“Është i nevojshëm të kemi një plan kombëtar të mirëfilltë dhe afatgjatë, me të cilin të shmanget përsëritja e këtij ngërçi”, thotë Veseli.

Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka dhënë alarmin për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, sidomos në Prishtinë. Në sezonin e dimrit, kryeqyteti kosovar është i mbuluar nga smogu. Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ambasadës amerikane, vlerat e grimcave PM2.5 janë mbi nivelin e lejuar.

Pasojat e një ndotjeje të tillë te shëndeti i njeriut nisin nga rritja e numrit të të sëmurëve me astma bronkiale dhe atyre me bronshite kronike, e mbërrijnë deri te kanceri.

Një prej masave konkrete të propozuara nga IKSHP iu referohet inspektoriateve të Mjedisit, të cilave u kërkohet të kontrollojnë në mënyrë rigoroze filtrat e ajrit të termocentraleve, cilësinë e karburanteve dhe konsumin e lëndëve të ngurta djegëse, që përdoren për ngrohje nga qytetarët, ndërsa këshillohet gjithashtu shtimi i autobusëve me karburant ekologjik në transportin publik.

Top Channel,  30.01.2018