Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dy HEC-et në Gjirokastër, MIE shpall fituesin

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur operatorin fitues të procedurave të prokurimit të tenderave për dy hidrocentrale të reja pranë qytetit të Gjirokastrës.

Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Favina” sh.p.k dhe “Gener 2” sh.p.k ka fituar të drejtën për marrjen me koncesion për 35 vjet të dy veprave energjetike, sipas kontratës të tipit BOT (ndërtim, operim, transferim).

Projekti i parë, HEC-i “Suha” do të kushtojë rreth 678 milionë lekë pa TVSH dhe në të do të instalohet një fuqi prej 5,162 kW. Nga kjo vepër pritet të prodhohen mbi 20 mijë MWh energji elektrike, prej nga ku tarifa koncesionare do të jetë 2% e kësaj energjie.

Projekti i dytë, hidrocentrali “Suha e Sipërme” do të ketë një kosto më të madhe investimi, pasi do të kushtojë rreth 684 milionë lekë pa TVSH. Edhe fuqia e instaluar do të jetë më e madhe, mbi 5,4 MW dhe prodhimi i energjisë llogaritet në vlerën e 21 mijë MWh, me kushte të njëjta të kontratës.

Pas negocimit të kontratës me MIE, kompanitë fituese do të kenë një afat prej 24 muajsh për kryerjen e punimeve për këto hidrocentrale.

Lumi i Suhës për vetë natyrën e klimës mesdhetare kodrinore të pellgut ujëmbledhës të tij karakterizohet me prurje te shumta uji gjatë periudhës vjeshtë-dimër-pranverë, ndërsa në verë karakterizohet nga shumë pak reshje, në masën 10% të reshjeve vjetore.

Scan Tv,  30.01.2018