Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari, Velocity Minerals në kërkim të arit

Velocity Minerals sh.p.k. (VLC TSX.V) vuri në jetë projektin e saj “Rozino Gold” në Bullgarinë Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe deri më tani, ka shpuar më shumë se 7,000 metra.
Rezultatet më të fundit të shpimeve të kësaj kompanie tregojnë një vrimë diamanti RDD-040, duke rikthyer klasifikimin ‘144.7m për 1.52g / t ari, duke përfshirë edhe klasifikimin 24.0m për 4.05 g / t ar. Kompania ka theksuar se ky është njëkohësisht edhe rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë.

Keith Henderson, President dhe CEO-ja i Velocity, deklaroi se eksplorimi veçanërisht në Zonën Lindore, ka qenë shumë i suksesshëm me anë të shpimit të vrimës RDD-040, me një thellësi mbi 144 metra.

Një prej projekteve më të fundit që ka përfunduar në Rozino është zhvendosur përtej zonës kryesore, duke kërkuar të përcaktojë zona të tjera të mineralizimit afër sipërfaqes në Zonën Veriore dhe Zonën Lindore. Z. Henderson gjithashtu vuri në dukje se që nga mbyllja e blerjes së aseteve bullgare në fund të korrikut të 2017-s, Velocity ka avancuar me shpejtësi projektin dhe, në bazë të rezultateve pozitive, ka shtuar edhe një projekt tjetër, i cili do të shkojë deri në më shumë se 7,000 metra në total.

Pas përfundimit të shpimit deri në 7,000 metra, ne kemi planifikuar edhe një tjetër shpim, i cili do të shkojë deri në 10,000 metra, të cilat na mundësojnë të lëshojmë një vlerësim paraprak ekonomik. Sipas marrëveshjes së rënë dakord, ne do të kemi 70% të projektit pasi të kemi dorëzuar vlerësimin paraprak ekonomik mbi zonën ku do të gërmojmë. Ne shpresojmë që ky projekt gjigant të përfundojë në fund të verës së këtij viti, theksoi më tej z. Henderson për Raportet Streetwise.

Revista Monitor,  29.01.2018