Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia e rinovueshme merr goditje nga Trump

Presidenti Donald Trump i dha goditjen më të madhe deri më tani industrisë së energjisë së rinovueshme.

Në fillim të kësaj jave, Trump miratoi tarifa prej 30% për panelet diellore të prodhuara jashtë Shteteve të Bashkuara, një lëvizje që kërcënon “fundosjen” e industrisë prej 28 miliardë dollarë,  që mbështetet në pjesët e prodhuara jashtë vendit për 80% të furnizimeve.

Tarifat përbëjnë veprimin e fundit nga Trump drejt cenimit të sferës ekonomike të energjisë së rinovueshme. Administrata vendosi të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimin klimatik, u përpoq të heqë rregulloret e periudhës së Obama për emetimet e gazrave ndotës dhe nënshkroi reformën tatimore që kufizon financimin për energjinë diellore dhe të erës.

Taksat e importit janë goditja më e përqendruar për industrinë deri më tani dhe mund të ketë pasoja më të mëdha në të gjithë botën.

Shoqata e Industrive të Energjisë Diellore, projekton humbjen e 23 mije vende pune këtë vit, në një sektor që punëson 260,000 punëtorë. Trump miratoi 4 vite tarifa që nisin në 30% për vitin e parë, duke rënë gradualisht në 15%.

Tarifat janë më të ulëta se norma prej 35% e rekomanduar nga Komisioni i Tregtisë Ndërkombëtare në SHBA gjatë Tetorit, ku u zbulua se panelet e importuara po cenonin prodhuesit amerikanë.

Qëllimi i këtij veprimi është rritja e kostos së importeve të lira, kryesisht nga Azia dhe për të niveluar konkurrencën për firmat që prodhojnë këto pjesë brenda vendit.

Scan Tv,  24.01.2018