Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sot ndërprerje energjie në disa zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar se ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.

Stakimi i energjisë elektrike, që sipas OSHEE është një masë sigurie e nevojshme, do të bëhet për shkak të punimeve që po kryhen për fuqizimin e Nënstacionit Traktora 110/20/6 kV, të cilat janë drejt përfundimit.

Sipas njoftimit të OSHEE sot nga ora 09:00 deri në orën 14:00 kufizimet e energjisë do të përfshijnë këto zona:

“Kodra e Metallve, Zona Farkë, rreth Qytetit Studenti, Shkozë (pjesërisht), Kodra e Kokonozëve, ish-Parku Komunal, pallatet pranë Oxhakut tek “Shkolla e Bashkuar”, Porcelani, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Zona Uzina e Traktorit, Arkivi, Shkozë 2, Instrumentali, Reparti 8802, Uzina Gjeologjike, Privat/ UPNA, subjekti “Sina 98”, pranë Depos se Ujit , pranë Sanatoriumit, Kodra e Priftit, furnizim dytësor për Maternitetin e Ri, furnizim dytësor për Antenat e Televizioneve në Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt, furnizim dytësor Televizioni News 24, Garda dhe pjesërisht rruga “Todi Shkurti”.

Scan Tv,  23.01.2018