Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjigandët e karburanteve interesohen për detin e Greqisë

Tenderët për eksplorimin dhe shfrytëzimin e gazit dhe naftës në det, në perëndim dhe në jug të Greqisë kanë tërhequr një interes të madh nga kompanitë që eksplorojnë në Mesdhe.

Deklarata është bërë nga kreu i kompanisë greke për manaxhimin e burimeve të naftës dhe gazit. Greqia ka njoftuar hapjen e tenderëve, pas shprehjes së interesit nga një konsorcium i krijuar nga Exxon Mobil, Total dhe Hellenic Petroleum, për dy zona në afërsi të ishullit të Kretës.

Gjithashtu, edhe kompania greke, Energean, ka shprehur interes për të zhvilluar një bllok në detin Jon. Ofertat duhet të dorëzohen pranë kompanisë shtetërore të “Manaxhimit të Burimeve të Naftës dhe Gazit”.

Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Yannis Bassias, deklaroi për Reuters se, shprehet i kënaqur, pasi kompanitë e përfshira në eksplorimin e naftës dhe gazit në juglindje të Mesdheut kanë treguar interes të madh, ose kanë parë të dhënat.

Bassias ka refuzuar të përmendë emra të kompanive të tjera, për shkak se procesi i tenderimit është në vazhdim.

Ashtu sikurse Exxon dhe Total, edhe kompanitë e tjera, si Delek, Eni dhe Noble Energy po eksplorojnë për naftë dhe gaz në brigjet e Izraelit dhe Egjiptit.

Scan TV,  22.01.2019