Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IEA projekton prodhim rekord nafte

Prodhimi amerikan i naftës do t`i drejtohet një tjetër viti në bum, thotë një raport i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Apeli i agjencisë vjen menjëherë pas atyre të Goldman Sachs dhe analistëve të OPEC, në një kohë që çmimet e naftës kanë prekur nivelin më të lartë në 3 vite.

Shkurtimi i prodhimit nga Organizata e vendeve eksportuese ka pasur sukses deri më tani, duke nxitur një rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës në tregjet globale.

Por, nga ana tjetër, këto vende rrezikojnë të bëhen viktima të suksesit të tyre. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka rritur kështu projeksionet për ofertën e naftës gjatë këtij viti nga vendet jashtë OPEC me 100 mijë fuçi, në 1.7 milionë fuçi në ditë, krahasuar me raportin e muajit të kaluar.

Agjencia paralajmëroi gjithashtu se, viti aktual mund të karakterizohet nga një luhatshëmri tejet e lartë, falë edhe pasigurive gjeopolitike, por edhe si pasojë e rrezikut që po has ky sektor në Venezuelë.

Scan Tv,  19.01.2018