Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës, pranë niveleve më të larta

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje, duke shkuar pranë niveleve rekord.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, shënuan një rritje të lartë mëngjesin e sotëm, duke shkuar shumë pranë çmimit 70 dollarë për fuçi, njëkohësisht edhe niveli më i lartë që prej vitit 2014.

Brent u rrit me 30 cent ose me 0.4 për qind duke u tregtuar me 69.96 dollarë për fuçi

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 17 cent ose me 0.3 për qind duke u tregtuar me 64.47 dollarë për fuçi.

Çmimet e naftës së papërpunuar po shkojnë në nivele gjithnjë e më të larta pas një përpjekjeje të OPEC-ut për të mos prodhuar deri në fillim të këtij viti. Megjithatë pritet që shkurtimet të vazhdojnë më gjatë se janari 2018.

Rwvista Monitor,  17.01.2018