Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BERZH thellon investimet në ekonominë e gjelbër në Kosovë

BERZH po siguron një kredi deri në 1.5 milionë euro për Agjencinë e Financave në Kosovë, institucioni i katërt më i madh mikrofinanciar në vend, për të rritur financimin e ekonomisë së gjelbër.

Fondet do të ofrohen për investime në teknologjitë e energjisë me performancë të lartë, materialet dhe zgjidhjet në ndërtesa e banimit. Qëllimi është zvogëlimi i intensitetit të energjisë dhe përmirësimi i efiçencës së energjisë në përputhje me qasjen e BERZH – Tranzicioni i Ekonomisë së Gjelbër.

Me këto investime, ekonomitë familjare jo vetëm që do të bëhen më efikase për energji, por gjithashtu do të ulin emetimet e gazrave serrë, duke zvogëluar ndikimin e tyre në mjedis.

Kredia është siguruar në kuadrin e Fondit të Financimit të Gjelbër të Ekonomisë (GEFF) për Ballkanin Perëndimor, një strukturë rajonale e cila është krijuar për të mbështetur investimet e banimit me efikasitet energjetik në Ballkanin Perëndimor. Sipas BERZH, struktura mbështetet nga fondet e grantit nga Fondi i Përbashkët Europian i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe Austria.

Drejtori menaxhues i Institucioneve Financiare të BERZH, Nick Tesseyman, tha se kjo hua do të zgjerojë bazën për investimet e gjelbra.

Një pjesë e konsiderueshme e ndihmës së BE-së në Kosovë është investuar në rigjallërimin e sektorit të energjisë elektrike dhe më e rëndësishmja është shpenzuar mbi 20 milionë euro për rritjen e efiçiencës së energjisë.

Për më tepër, në kuadër të Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë , i financuar nga BE dhe i zbatuar në partneritet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, BERZH ka mbështetur Kosovën për të forcuar ligjet, politikat dhe standardet që krijojnë një treg të nxitur nga kërkesa për efikasitetin e energjisë në ndërtesa .

Luigi Brusa, Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë tha:

“BE-ja synon të mbështesë Kosovën në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe politik në mënyrë që të tërheqë investime në efiçiencën e energjisë dhe energjinë e rinovueshme.”

Në Kosovë, EBRD ka investuar më shumë se 300 milionë euro në 55 projekte deri tani. Prioritetet strategjike të Bankës në vend po promovojnë përfshirjen, ekonominë e gjelbër, elasticitetin ekonomik dhe integrimin rajonal.

Scan Tv,  17.01.2018