Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Musk prezanton makinën e re elektrike, Tesla 3

Modeli i ri i makinës së shumëpritur, Tesla 3, më në fund është prezantuar për publikun. Prezantimi i kësaj veture elektrike,  ishte shtyrë disa herë, për arsye nga më të ndryshmet.

Makina elektrike me katër dyer është kritike për suksesin e Teslas së Elon Musk, një prej kompanive që ka pësuar rritjen më të madhe gjatë viteve të fundit, vetëm falë besimit të themeluesit të saj në teknologjinë e re.

Tesla është e para makinë elektrike që ka hyrë në treg me masivitet dhe është më e lira ndër rivalët.

Modeli 3 i Teslas, i sapo prezantuar do të ketë një çmim prej 35 mijë dollarësh, pra thuajse sa gjysma e modelit 5 që u prezantua në fillim të 2016-ës.

Pak muaj më parë, Tesla shprehej se për modelin 3 ka pasur 500 mijë rezervime paraprake, çka do të thotë se mund të ketë shitje kolosale.

Scan Tv,  14.01.2018