Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça merr liçencat për katër miniera

Duke e parë si interes të përgjithshëm publik, si dhe duke pas për bazë aspektin ekonomiko- social të zhvillimit, Komisioni i Pavarur Për Miniera dhe Minerale në një takim ad hoc shqyrtoi kërkesat e ndërmarrjes Trepça për licenca të shfrytëzimit të resurseve minerale.

Kështu thuhet në njoftimin e këtij komisioni për media, ndërsa theksohet se bordi në takimin e mbajtur me datën sot me kuorum të plotë, aprovoi kërkesat për licenca të shfrytëzimit për minierat: Artanë, Stantërg, Belo Bërd dhe Cërnac.

“Bordi në takimin e mbajtur me datën 26.12.2017 me kuorum të plotë, aprovuan kërkesat për Licenca të shfrytëzimit për minierat: Artanë, Stantërg, Belo Bërd dhe Cërnac, duke u bazuar në legjislacionin minerar dhe vendimin 29/20 të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Telegrafi,  27.12.2017