Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

200 punonjës të rafinerisë dalin në protestë

Rreth 200 punonjës të Uzinës së Përpunimit të naftës në Ballsh dhe rafinerisë së naftës në Fier kanë dalë në protestë ditën e sotme duke protestuar për pagat që nuk kanë marrë.

Protestuesit janë nisur në këmbë nga Fieri drejt Tiranës, duke krijuar vështirësi në qarkullim në këtë aks rrugor.

Forca të policisë po ndjekin lëvizjen e protestuesve, duke u munduar të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve që është vështirësuar për shkak të protestës-marshim të punonjësve të rafinerisë së naftës.

Para se të niseshin drejt Tiranës, rreth orës 09:00 ata u mblodhën fillimisht përpara Prefekturës së Fierit për të kërkuar pagat e prapambetura.

Gazeta Dita,  27.12.2017