Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dubai ofron parkim falas për makinat elektrike

Synimi për Dubain, edhe pse është një vend i ngritur falë parave të naftës, është të kalojë drejt makinave elektrike që janë më miqësore për natyrën.

Autoriteti i Elektricitetit dhe Ujit në këtë shtet synon që të ketë 32 mijë makina elektrike në rrugët e saj deri në vitin 2020 dhe për këtë arsye, kjo kompani ka hartuar një strategji për të nxitur kalimin në motorë elektrikë që funksionojnë me bateri.

Dubai ka instaluar 100 stacione karikimi në qytet dhe pret të instalojë edhe 100 të tjera deri në fund të vitit tjetër.

Si formë nxitëse, përdoruesit e regjistruar pranë kompanisë elektrike mund të karikojnë automjetet e tyre falas nëpër stacionet e instaluara deri në fund të vitit 2019.

Së bashku me Autoritetin Rrugor dhe të Transportit, paketa do të përfshijë edhe vende parkimi falas, si edhe përjashtime nga tarifat e autostradave apo taksat e regjistrimit të automjeteve për pronarët e mjeteve elektrike.

Vendet e lindjes së Mesme, të cilët janë prodhues të naftës, po kalojnë drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, në mënyrë që të reduktojë përdorimin e brendshëm të naftës dhe të ruajnë më shumë për eksporte.

Dubai, i cili mban 6% të rezervave botërore të naftës bruto ka filluar ndërtimin e një impianti diellor me vlerë 327 milionë dollarë, ndërsa vendi fqinj Arabia Saudite po planifikon projektin e parë madhor për të shfrytëzuar energjinë e erës.

Scan Tv,  23.12.2017