Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Task Forcës së energjisë i jepet edhe 2 vite kohë

Task-Forca për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e nivelit të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike do të funksionojë të paktën deri me 31 dhjetor 2019. Në mbledhjen e fundit qeveria ka vendosur të shtyjë edhe dy vite afati i funksionimit të Task-Forcës, që në ligjin e mëparshëm kishte si afat funksionimi 31 dhjetorin e këtij viti. Po ashtu, amendimet e fundit në vendimin ekzistues parashikojnë edhe një detyrim tjetër duke përcaktuar se Task-Forca duhet “të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse që disponojnë të dhëna për konsumatorët, me qëllim rakordimin e bazës së të dhënave (të tilla si QKB, ZVRPP, degët e tatim-taksave etj.” Vërtetimi dhe verifikimi i pagesës së energjisë elektrike është një kriter për të përfituar shërbimet publike.

Kjo Task-Forcë drejtohet nga zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje Ministrin e Energjisë, zëvëndësministrin e Energjisë, zëvëndësministrin e Brendshëm, zëvëndësministrin e Drejtësisë, zëvëndësministrin e Financave, zëvëndësministrin e Mirëqënies Sociale, administratorin e kompanisë shpërndarëse të energjisë, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Scan TV,  22,12,2017