Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Treni i parë me energji diellore

Në Australi është vënë në punë treni i parë me energji diellore. Konkretisht, treni është nisur nga “New South Wales” dhe ka transportuar rreth 100 udhëtarë në vendpushimin turistik të Byron Bay.

Treni është projektuar nga “Byron Bay Railroad Company” në Australi, duke kushtuar rreth 4 milionë dollarë.

Siç njofton edhe nga zyra e kompanisë hekurudhore, për ndërtimin e tij është përdorur një konvoj i vjetër hekurudhor i vitit 1949, duke mbuluar tavanin e tij me panele diellore të lehta dhe fleksibël.

Të gjitha pajisjet mund të prodhojnë një total prej 6.5 kW fuqi, gjë që e lejon trenin të udhëtojë jo më shumë se 3 kilometra në dhjetë minuta.

Por përgjatë rrugës, treni ka marrë pasagjerë të tjerë nga Murwillumbah, ndërkohë që është instaluar një tjetër sistem diellor prej 30 kWp, me qëllim kompensimin e rënies së energjisë në ditë me re.

Scan Tv,  21.12.2017