Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, pronarët që futen në skemën e kompesimit

Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronave private pr interes publik, që preken nga korridori i ndërtimit të gazsjellësit Trans Adriatik. Projekti TAP kalon nëpër disa qytete të Shqipërisë, konkretisht në Korçë, Devoll, Berat, Skrapar e Fier.

Sipas vendimit, pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen në vlerë të plotë, me një vlerë totale pre 127 986 078 lekësh për sipërfaqet:

13 704 m2, që shpronësohet;
386 667 m2, që merret në përdorim të përkohshëm;
75 387 m2, mbi të cilën vendoset servituti.
Për likuidimin e kategorive të përcaktuara më lart, do të ndiqet një procedurë e përcaktuar, e cila vijon si më poshtë:

“a) Për të gjitha pasuritë, për të cilat në kolonën përkatëse është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP”, pronarët do të likuidohen për efekt shpronësimi, të marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit pas dorëzimit të dokumentacionit të pronësisë, që do të lëshohet nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme pranë shoqërisë TAP AG;

b) Për të gjitha pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “ZVRPP konfirmon se mbi pasurinë është vendosur kufizim”, pronarët do të likuidohen për efekt shpronësimi, të marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit pas heqjes së kufizimit dhe dorëzimit të dokumentacionit të pronësisë pranë shoqërisë TAP AG;

c) Për të gjitha pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “ZVRPP konfirmon se është në proces regjistrimi”, pronarët do të likuidohen për efekt shpronësimi, të marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit pas përfundimit të procedurave dhe dorëzimit të dokumentacionit të pronësisë pranë shoqërisë TAP AG, “ thuhet në vendim.

Për t’u likuiduar për efekt të shpronësimit, çdo pronar duhet të paraqesë pranë shoqërisë TAP AG, dega Shqipëri një listë me dokumentacionet përkatëse, që përfshijnë: dokumentacionin e plotë të pronësisë, vërtetimin bankar, IBAN-in, si dhe certifikatën familjare.

Po ashtu, në vendim thuhet më tej se çdo përdorues do të likuidohet për efekt kompensimi të kulturave, sipas shumave respektive të pasqyruara në tabelat bashkangjitur këtij vendimi, bazuar në kopjen e dokumentit të identifikimit, vërtetimit bankar dhe IBAN-in si dhe certifikatës familjare.

Scan TV,  21.12.2017