Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Serbi-Rusi, nënshkruhet marrëveshja për gazin

Përfaqësuesit e qeverive të Serbisë dhe Rusisë nënshkruan të martën në Moskë një seri marrëveshjesh mbi bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Qeveria serbe njoftoi këtë, duke shtuar se marrëveshjet u nënshkruan pas bisedimeve midis dy delegacioneve shtetërore të udhëhequr nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti rus Vladimir Putin.

Ministri i Minierave dhe Energjisë Aleksandar Antic dhe Ministri i Energjisë i Federatës Ruse Alexander Novak nënshkruan një Protokoll për ndryshimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Rusisë për furnizimet e gazit natyror nga Rusia në Serbi të datës 13 tetor 2012.

Ministri i Ekonomisë Goran Knezheviç dhe Ministri i Ekonomisë i Federatës Ruse Maksim Oreshkin nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qeverive të Serbisë dhe Rusisë për bashkëpunimin në fushën e modernizimit të ekonomisë.

Memorandumi i bashkëpunimit në fushën e turizmit ndërmjet Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë dhe Ministrisë së Kulturës të Federatës Ruse u nënshkrua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Ljajiç dhe Ministri i Kulturës e Rusisë Vladimir Medinski.

Gjithashtu, Ljajiq nënshkroi Marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë dhe Administratës së Rajonit të Kurskit me përfaqësuesin e Rajonit Kursk për krijimin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare dhe të jashtme në fushën e tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik.

Revista Monitor,  20.12.2017