Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazprom do rrisë shpenzimet përballë sanksioneve

Kompania ruse e gazit natyror, Gazprom, po kanalizon më shumë para në përpjekjet për të fituar pjesë tregu, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po kërcënojnë projektin më të madh të tubacionit në Europë me sanksione.

Gazprom planifikon të shpenzojë 13.7 miliardë dollarë në itineraret drejt Europës dhe Kinës në vitin 2018, thuajse 41% më shumë se këtë vit, sipas Bloomberg.

Projekti më i madh është “Rrjedha e Veriut 2” (Nord Stream 2) që lidhet me Gjermaninë. Kërcënimet e Shteteve të Bashkuara kundër këtij tubacioni, kanë irrituar Bashkimin Europian, që ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet nëse cenohen planet e kompanive europiane.

“Përpara se të merren të gjitha miratimet për të ndërtuar tubacionin, do të jetë e vështirë për të gjeneruar financim për projektin”, deklaron zëdhënësi i Gazprom, Sergei Kupriyanov.

Gazprom dhe 5 partnerët e Bashkimit Europian, përfshirë firmën gjermane Uniper dhe atë austriake OMV, kanë kontribuar me 30% të buxhetit të planifikuar dhe planifikojnë që drejtuesi i projektit, i zotëruar plotësisht nga Gazprom, të marrë hua pjesën tjetër.

Sipas firmës austriake, ky plan do të duhet të ndryshojë duke marrë parasysh ligjin amerikan. Gazprom, që ka një monopol të eksportit të gazit nga Rusia, do të kontribuojë 1.52 miliardë euro shtesë për pjesën nën ujë vitin që vjen, përveç shpenzimeve në rrjetin rus, ndërkohë që kompania synon ta përfundojë projektin brenda afatit që të nisë eksportin e gazit në fund të 2019-ës.

Lidhja nënujore prej 1,220 kilometrash drejt Gjermanisë, nisi nga Rusia në vitin 2015. Gazprom planifikon të ofrojë 20 miliardë metra kub gaz drejt Gjermanisë nëpërmjet lidhjes së re në 2020-ën, duke ndërprerë transitin aktual të kompanisë nëpërmjet tubacioneve të periudhës sovjetike në Ukrainë.

Scan Tv,  19.12.2017