Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari, eficenca energjitike, objektiv kryesor

“Përmirësimi i eficencës së energjisë është një prej objektivave kryesore të Bullgarisë”, tha Marina Kirova, Përfaqësuese e Komisionit Europian për Bullgarinë. Ajo u paraqiti gazetarëve, të dhëna nga vende të ndryshme europiane në lidhje me investimet që ata do të bëjnë në Bullgari, të cilat do të implementohen nëpërmjet instrumenteve të BE-së.

Ajo theksoi edhe një herë faktin se autoritetet bullgare kanë vendosur një numër të caktuar objektivash në këtë drejtim. Ndër më ambiciozët është ai në fushën e mjedisit, ku kapaciteti i riciklimit të mbeturinave rritet me 105,000 tonë në vit. Një pjesë e projekteve të eficiencës së energjisë të zbatuara përmes fondeve europiane përfshijnë Metro Sofje, Playground Energy, fusha lojërash interaktive dhe palestra në natyrë që gjenerojnë energji përmes lojës së tyre, sportit dhe kompanisë energjetike Neksas.

“Mundësitë që BE-ja ofron janë të ndryshme. Për shembull, Plani i Investimeve për Europën synon të mobilizojë investime shtesë prej rreth 315 miliardë eurosh deri në vitin 2018, duke u siguruar se këto investime do të plotësojnë nevojat e ekonomisë reale dhe të përmirësojnë mjedisin e investimeve”, tha më tej znj. Kirova. Sipas saj, Bullgaria do të marrë 9.88 miliardë euro për fondet europiane strukturore dhe investuese, të cilat përthithen nga 10 programe kombëtare.

Revista Monitor,  19.12.2017