Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miratohet plani i veprimit kombëtar për efiçencën e energjisë

VENDIM

Nr. 709, datë 1.12.2017

Për MIRATIMIN E PLANIT TË DYTË DHE TË TRETË KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR EFIÇENCËN E ENERGJISË PËR SHQIPËRINË, 2017–2020

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, pika 1, të ligjit nr. 124/2015, datë 12.11.2015, “Për efiçencën e energjisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e Planit të Dytë dhe të Tretë Kombëtar të Veprimit për Efiçencën e Energjisë për Shqipërinë, 2017–2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI Senida Mesi

Për të lexuar të plotë dokumentin shoqërues, klikoni këtu.

energjia.al  18.12.2017