Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH paditet në Gjykatë nga komuna Fierzë

Ka përfunduar në Gjykatën Administrative të Apelit, padia e Komunës Fierzë kundër Korporatës Energjetike Shqiptare për shkak të taksave të papaguara nga kjo e fundit.

Në padinë e ngritur, Komuna kërkon taksat e prapambetura bashkë me kamatëvonesat e papaguara nga KESH për një vlerë totale prej rreth 100 mijë dollarësh.

Shqyrtimi i kësaj padie ka nisur këtë të hënë, ndërkohë që Komuna e Fierzës e ka dërguar në Gjykatë çështjen kundër KESH në vitin 2016.

“Pagim detyrimi te taksave vendore ne Shumen prej 10.253. 000 leke, kamatat e arrira dhe shpenzimet gjyqësore e procedurale”, shkruhet në objektin e padisë.

Ekzistenca e detyrimeve të papaguara tatimore apo tregtare vërtetohet edhe nga pasqyrat zyrtare financiare të vetë KESH.

Nga një auditim i kryer për vitin e shkuar nga një subjekt privat rezulton se detyrimet e shtyra tatimore të KESH arrijnë në rreth 5 milionë dollarë, ndërsa detyrimet tregtare rreth 8 milionë dollar.

Në total, borxhet afatgjata të KESH kanë rezultuar në rreth 31 miliardë lekë më 31 dhjetor 2016, afërisht 300 milionë dollar.

Scan Tv,  18.12.2017