Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aksion, OSHEE 1722 kontrolle në Tiranë

Në kuadër të formalizimit të sektorit energjetik, gjatë tri ditëve të fundit, Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Tiranë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë ushtruar 1722 kontrolle.

Sipas OSHEE, rreth 300 prej këtyre verifikimeve janë kryer te subjektet private. Referuar akt-konstatimeve, 18 abonentë rezultuan se kishin shkelur ligjin, duke vjedhur energji elektrike përmes lidhjeve të dyta dhe rilidhjeve pas ndërprerjes si debitorë.

Ndërkohë që, 50% e abonentëve të gjetur në kushte paligjshmërie ishin biznese.  Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë Rajonale Tiranë, Klevis Jahaj ka paralajmëruar vijim të kontrolleve.

“Kontrollet do të vijojnë, madje duke shtuar verifikimet, sidomos mbrëmjeve, ndaj askush të mos mendojë për tolerim, por të zgjedhë rrugën e drejtë dhe ligjore të pagesës së konsumit të energjisë, dhe të konsultohen me zyrat e Kujdesit ndaj Klientit për detyrimet dhe skemat lehtësuese”.

Sipas të dhënave të OSHEE, rreth 20 mijë biznese kanë përfituar nga skemat lehtësuese, që aplikohen nga operatori, ndërkohë që të gjithë abonentët mund të përfitojnë prej tyre deri në datën 31 dhjetor 2017.

Scan Tv,  16.12.2017