Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Blinin karburant me euro false, dy të arrestuar

Dy persona kanë rënë në pranga për përdorim të kartëmonedhave në euro të falsifikuara. Genci Muja, 37 vjeç, banues në Krujë dhe Denis Ibrahimi, 21 vjeç, banues në Fushprezë u arrestuan sot nga policia.

Ata ranë në gjurmët e policisë pasi përdorën 300 euro të falsifikuara të prerjeve 50 dhe 100 euro në disa pika karburanti në Tiranë. Dy të arrestuarit furnizonin automjetet me karburant dhe paguanin me euro të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni “Euro 2”
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për falsifikim monedhash.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Genci Muja, 37 vjeç, banues në Krujë,
• Denis Ibrahimi, 21 vjeç, banues në Fushprezë.
Pasi këta shtetas veçmas nga njëri- tjetër, kanë përdorur 300 Euro të dyshuara të falsifikuara (të prerjeve 50 dhe 100 Euro) në disa pika karburanti në qytetin e Tiranës.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Genci Muja dyshohet dhe si autor i ngjarjes të ndodhur si më poshte :
Më datë 25.11.2017, në rrugen “Aleksander Moisiu”, në një pikë karburanti, dyshohet se i ka dhënë si pagesë për furnizimin me karburant një kartmodhe 100 euro e dyshuar si e fallsifikuar.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për të tjera vepra penale që këta shtetas dyshohet se mund të ketë kryer në këtë fushë.
Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga neni 183 dhe 143 i Kodit Penal.

Shqiptarja.com  15.12.2017