Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rezervat e naftës në SHBA në rënie

Çmimet e naftës po ndryshojnë minimalisht në sesionin e sotëm, por megjithatë, një mbështetje po e gjejnë nga rënia e rezervave të naftës Bruto në SHBA. Nafta Bruro amerikane po tregtohet në rreth 56.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 62.8 dollarë për fuçi.

Rezervat e naftës bruto në SHBA ranë me 5.1 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 8 dhjetor, në totalin e 442.99 milionë fuçive, niveli më i ulët që nga tetori i vitit 2015. Kjo ishte java e katërt me radhë në rënie për rezervat e naftës. Në këtë mënyrë, nafta Brent është tërhequr nga niveli më i lartë në 2 vitet e fundit, prej 65.8 dollarë, të regjistruar në ditën e hënë.

Ndërkohë, agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, deklaroi se, për momentin nuk ka nevojë për të vepruar me hedhjen në treg të rezervave strategjike, pasi tregu është i furnizuar mirë. Në anën tjetër, banka OCBC deklaroi në parashikimin për lëndët e para për vitin 2018, se nëse çmimet e naftës rriten më tej, atëherë do të rritet edhe prodhimi i naftës argjilore në SHBA. Sipas analistëve, ky raport sugjeron se, çmimet nuk do të rriten shumë gjatë vitit të ardhshëm.

Scan Tv,  14.12.2017