Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prishtinë, stabilizohen temperaturat e furnizimit me ngrohje

Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” SH.A., ka bërë të ditur se mbrëmë, që nga ora 20.30, për shkak të problemeve në KEK është pamundësuar marrja e avullit deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Kjo ka ndikuar në dobësimin e energjisë ngrohëse për gjithë konsumatorët. Por, me të filluar marrjen e sasive të para të avullit furnizimi me energji ngrohëse është stabilizuar.

Tanimë, pothuaj gjithë konsumatorët tanë janë duke u furnizuar me ngrohje të mjaftueshme, me përjashtim të një numri të vogël të konsumatorëve në qendër të qytetit, ku është identifikuar një rrjedhje.

Ekipet tona janë duke punuar intensivisht për të sanuar këtë rrjedhje dhe për të rikthyer ngrohjen edhe për këta konsumatorë.

Shpresojmë se do të hasim në mirëkuptimin e konsumatorëve tanë, ndërsa nga mediet kërkojmë që të kenë durim, që në raste të tilla të presin informacionet e sakta, ngase thellësisht besojmë se vetëm me informimim të saktë do të përmbushin misionin e tyre fisnik.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  13.12.2017