Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zhvillimet në tregjet e naftës sot

Gjatë sesionit të sotëm, çmimet e naftës janë regjistruar në rritje prej të paktën 1.5% që ën oprët e para, duke prekur kështu nivelin më të lartë që prej mesit të vitit 2015.

Në këtë rubrikë ju njohim me ndryshimin e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe ju tregojmë çmimin real me shumicë, me të cilin nafta del sot nga dy portet kryesore të vendit, në varësi të tendencës së çmimeve gjatë ditës së djeshme. Rritjae çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të kaluar është reflektuar edhe në tregun vendas gjatë sesionit të sotëm.

Gjatë ditës së sotme, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 148.52 lekë për litër, në rritje me 0.55% në krahasim me sesionin e kaluar. Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme.

Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës  shtetërore, që sot fiksohet në rreth 91.8 lekë për litër.

Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta hyn në tregun me pakicë, dhe jo çmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.

Scan Tv,  12.12.2017