Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në ankand objektet e Ndërmarrjes së Prodhimit të Çelikut

NJOFTIM

I MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË

Nr. 17849/1, datë 7.12.2017

PËR SHITJE ME ANKAND TË OBJEKTEVE NË ADMINISTRIM TË NDËRMARRJES SË PRODHIMIT TË ÇELIQEVE, ELBASAN, TË MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË DHE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Në zbatim të VKM-së nr. 926, datë 29.12.2014, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, kapitulli III, shpall për shitje me VAM-in fillestar, objektet e shënuara në njoftimin e ministrisë.

Çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje me ankand duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit, dokumentacionin si më poshtë:

1. Kërkesën me shkrim për blerjen e objektit apo të ndërmarrjes, e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave.

2. Mandatpagesën apo garancinë bankare në origjinal, që vërteton derdhjen apo ngurtësimin e 20% të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë, për llogari të Ministrisë së Financave.

3. Dokumentin e identifikimit (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).

Shënim. Pjesëmarrësit në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e objektit të shpallur për shitje, nuk i kthehet 20% e vlerës fillestare të ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.

Subjekti i shpronësuar i truallit mbi të cilin ndodhet objekti apo ndërmarrja, duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit, dokumentacionin si më poshtë:

1. Kërkesën me shkrim për blerjen e objektit apo të ndërmarrjes, e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave.

2. Mandatpagesën apo garancinë bankare që vërteton ngurtësimin e 20 për qind të vlerës fillestare në lekë, vetëm për objektin (mjete kryesore), për llogari të Ministrisë së Financave në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave.

3. Vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të shoqëruar me planvendosjen e pronës, ku përcaktohet se ai është subjekt pronar i tokës.

4. Dëshminë e trashëgimisë, prokurë përfaqësimi etj., nëse ka të tilla.

5. Deklaratën noteriale, në të cilën trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar që kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e parablerjes për objektin në proces privatizimi, të deklarojnë se, që nga momenti që janë pajisur me vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nuk kanë përfituar kompensim në asnjë nga format e parashikuara në ligj. Gjithashtu, të deklarojnë se vendimi i ishKomisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk ka ndryshuar ose është shfuqizuar me ndonjë akt administrativ apo vendim të formës së prerë.

Mandatpagesa apo garancia bankare duhet të bëhet detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave për pjesëmarrje në ankand. Mandatpagesa apo garancia bankare mund të bëhen pranë çdo banke të nivelit të dytë në llogaritë respektive të hapura për Ministrinë e Financave, pasi të keni tërhequr pranë DDPP-së ose degëve të thesarit në rrethe faturën për arkëtim të plotësuar dhe të nënshkruar nga përfaqësuesi i institucionit.

Njoftimin e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu.

energjia.al  12.12.2017