Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta e nis javën qëndrueshëm

Çmimet e naftës e kanë filluar në qëndrueshmëri sesionin e parë të kësaj jave, pasi ulja  prodhimit nga OPEC po balancohet nga rritja  e aktivitetit të shpim-kërkimit në SHBA, që pritet të rrisë më tej prodhimin amerikan.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 57.15 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 63.3 dollarë për fuçi. që nga niveli minimal i vitit 2017, çmimet e naftës janë rritur me rreth 1/3 për shkak të vendimit të OPEC dhe vendeve të tjera prodhuese, për të ulur prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë, deri në fund të 2018.

Por, analistët shprehen këto përpjekje po dëmtohen nga rritja e prodhimit në SHBA, që nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje. Për këtë arsye, shqetësimi më i madh për investitorët është pikërisht rritja  prodhimit amerikan, që me shumë mundësi mund të sjellë paqartësi dhe paqëndrueshmëri në treg. Numri i puseve aktive në SHBA u rrit me 2 njësi, gjatë javës që u mbyll më 8 dhjetor, në totalin e 751 puseve.

Që nga mesi i vitit 2016, prodhimi në SHBA është rritur me 15%, në totalin e 9.71 milionë fuçive në ditë. Ky është niveli më i lartë që nga vitet 1970 dhe pranë prodhuesve më të mëdhenj në botë, Arabisë Saudite dhe Rusisë. Një shqetësim tjetër për tregjet është fakti se, disa vende anëtare të OPEC mund të rrisin prodhimin në mënyrë vullnetare.

Scan Tv,  11.12.2017