Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, ministri paralajmëron për kontrollin e naftës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka bërë të ditur se po bëjnë përpjekje për nxjerrjen e një Udhëzimi Administrativ sa i përket kontrollit të naftës.

Hasani ka thënë për lajmi.net se me këtë udhëzim synohet që trupat inspektuese për naftën t’i takojnë MTI-së pasi aktualisht kompetencat i ka Dogana e Kosovës.

“Ne realisht jemi duke bërë përpjekje për ta nxjerrur Udhëzimin Administrativ sa i përket trupave inspektuese, jemi ra dakord me ministrin e financave që t’i bartum trupat inspektues që kontrolla t’i takojë MTI-së pasi tani për tani kompetencat i ka Dogana”, ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë.

Tutje, Hasani ka deklaruar se ministria që drejton mund të ndërmerr aksione për kontroll vetëm me pëlqimimin e Doganës në raste të jashtëzakonshme.

“Vetëm në raste të jashtëzakonshme ne mund të marrim një aksion me pëlqimin e Doganës, kurse përgjegjësia e jonë është vetëm brenda territorit të Kosovës”, tha Hasani për lajmi.net.

“Tash po duam të nxjerrim udhëzim administrativ në bashkëpunim me ministrin e financave për bartjen kompetencave komplet në MTI që ne të jemi përgjegjës”, ka bërë të ditur ai.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti gjatë seancave të javës që po lëmë pas të Kuvendit deklaroi se në Doganë “ka raste që ndalen kamerat për të realizuar kontrabandë”.

“Z. Kryeministër, t’u kisha lut me i kontrollu Doganat e Kosovës, jo me kamera, po me mekanizma; që të kontrollohen për mallrat që hyjnë, e që kur ato hyjnë ilegalisht po ndalen kamerat. Cigaret, alkooli e nafta janë kontrabanda ma e madhe që po e gërryejnë buxhetin e Kosovës”, kishte thënë Haliti.

Por ministri Hasani po thotë se duhani e alkooli janë komplet komeptencë e Doganës së Kosovës.

“Realisht duhani, alkooli janë kompetencë e doganës së Kosovës. Ne po punojmë që t’i marrim kompetencat vetëm për derivatet e naftës, vajra e këto. Jo për tjerat”, përfundoi Bajram Hasani.

Ndërkaq muaj më parë, pikërisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte ndërmarrë një aksion për kontrollimin e cilësisë së naftës, ku ishin kontrolluar të gjitha maunet që kishin kaluar në Doganë për 24 orë.

Ky ishte aksioni i parë i këtij lloji që ishte realizuar në Kosovë.

Gazeta Zëri,  11.12.2017