Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, harta e zonave ku do ketë ndërprerje

Ndërprerjet e energjisë vijojnë sërish për shkak të punimeve në linja e nënstacione. Kështu, nga punimet që do të kryhen në nënstacionin Qafë Mollë, disa zona të Tiranës do të kenë ndërprerje energjie.

Kufizimet sipas OSHEE do të jenë nga ora 11:00 deri në 12:00 në këto zona: Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmeri, Dom, Fag dhe Derje.

Kufizime të pjesshme do të ketë edhe në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. Ndërkohë, nga data 7 deri në 9 dhjetor do të vijojnë punimet në kabinën Laprakë, ku do të përballen me kufizime energjie banorët e rrugës “Pandi Bardha” në orën 10:00 – 14:00.

Ndërkohë, sipas OSHEE ndërprerje energjie do të kenë edhe shumë zona e subjekte në qytetin e Durrësit e Shijakut. Kjo për shkak të punimeve që Operatori i Sistemit të Transmetimit do të kryejë nesër në linjën 220kV Rrashbull – Fier dhe në linjën 110kv Rrashbull – Spitallë, në linjën 35kV L30-20 Shkozet – Fllakë.

Scan Tv,  07.12.2017