Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet aktiviteti i shpim-kërkimit në SHBA

Çmimet e naftës e kanë filluar javën në rënie, për shkak të rritjes së aktivitetit të shpim-kërkimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por megjithatë, humbjet po kufizohen nga vendimi i OPEC dhe vendeve të tjera prodhuese për të shtyrë marrëveshjen për uljen e prodhimit, deri në fund të vitit 2018.

Numri i puseve aktive në SHBA u rrit në 749, gjatë javës që u mbyll më 1 dhjetor, niveli më i lartë që nga shtatori i këtij viti. Kontratat “futures” për shkurtin të naftës Brent të Londrës ranë në rreth 63.2 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane tregtohet pranë 57.7 dollarë për fuçi.

Megjithatë, dy bençmarkët kryesorë po qëndrojnë pranë nivelit më të lartë në 2 vitet e fundit. Numri i puseve aktive në SHBA është rritur ndjeshëm, gjatë këtij viti, pasi në të njëjtën periudhë të një viti më parë, puse aktive ishin 477.

Gjatë 2017, kompanitë e energjisë kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e tyre, për aktivitetet e shpim-kërkimit, për shkak të rritjes së çmimeve të naftës. Analistët mendojnë se, reagimi i tregut deri më tani ka qenë pozitiv ndaj vendimit të OPEC, për të shtyrë marrëveshjen për uljen e prodhimit.

Në marrëveshje parashikohet edhe rritja e prodhimit nga vendet anëtare, nëse tregu mbinxehet. Zyrtarët rusë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin se, rritja e çmimeve mund të inkurajojë kompanitë amerikane të prodhojnë më shumë naftë argjilore.

Gjatë muajit shtator, prodhimi në SHBA u rrit në 9.5 milionë fuçi në ditë, niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2015. Ndërsa niveli më i lartë, referuar të dhënave të qeverisë amerikane, është regjistruar në vitin e largët 1970, në një total prej 9.6 milionë fuçi në ditë.

Scan Tv,  05.12.2017