Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rikthehet energjia në Theth dhe Vermosh

Situata e furnizimit me energji elektrike në veri është e stabilizuar, pas avarive të shkaktua nga reshjet e shiut dhe dëborës.

Lajmi u dha nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ku ndër të tjera në një njoftim të fundit thuhet: “Në zonën e Dukagjinit, ku përfshihet Thethi, Pulti, Shoshi, etj u vendos në punë HEC Ndërlys (privat), i cili pësoi avari për shkak të bllokimit të turbinës nga rrëshqitja e dherave. Nga ana e OSHEE u morën masat me bazë materiale dhe staf shtesë, duke sistemuar disa linja dhe vendosjen e dy transformatorëve”, thuhet në njoftim.

Sakaq, të gjithë fiderat e zonës së Koplikut punojnë normalisht dhe se kabina e fundit pa energji në Vermosh u vu në punë, pavarësisht kushteve të motit.

Scan Tv,  05.12.2017