Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mungon uji në Kombinat, UKT: Remont i OSHEE-së

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë ka njoftuar banorët e zonës së Kombinatit se mungesa e furnizimit me ujë ka ardhur si pasojë e ndërhyrjeve në infrastrukturë.

Sipas UKT, është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që po kryen një remont në depon e ujit të zonës periferike dhe për rrjedhojë ka pasur ndërprerje të vazhdueshme në furnizim.

UKT paralajmëron se për këtë arsye, zona e Kombinatit do të ketë furnizim të përkohshëm me ujë deri në përfundim të punimeve.

“Operatorët e OSHEE dhe të UKT-së janë të angazhuar maksimalisht dhe po punojnë për të rikthyer situatën në normalitet”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Scan TV,  05.12.2017