Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Heroi i OSHEE që rrezikoi veten për të rikthyer energjinë

E gjithë Shqipëria u përball me një situatë të pazakontë prej tre ditësh, ku reshjet e dendura të shiut ‘pushtuan’ vendin. Pothuajse i gjithë vendi ‘notoi’ nën ujë, për shkak të përmbytjeve masive, që lanë pas jo pak pasoja.

Gjatë këtyre ditëve nuk ka dhe angazhimi i madh i ushtrisë, policisë, por edhe punonjësve të OSHEE, të cilët në disa raste iu desh të luftonin me ujin për të shpëtuar banorët e përmbytur apo për t’iu risjellë atyre energjinë elektrike, pasi jo vetëm mes ujit, por një pjesë e tyre mbetën dhe pa drita.

Një rast i tillë shihet dhe në videon e mëposhtme, e cila është kthyer në virale në rrjet dhe është shpërndarë nga shumë media online, ku një punonjës i OSHEE rrezikon jetën e tij për t’iu sjellë dritat qytetarëve. Videoja është regjistruar në fshatrat e Lunxhërisë dhe ky hero i OSHEE nuk pyet për jetën, por sfidon dallgët e mëdha të ujit për të kryer misionin e tij.

Shqiptarja.com  05.12.2017