Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosta Rika, rekord i ri në energjinë e rinovueshme

Përveç se është një parajsë e mrekullueshme tropikale dhe destinacion turistik i dashur, Kosta Rika vendoset në hartë për hapat e mëdha që po ndjek në lidhje me energjinë e rinovueshme. Kohët e fundit, vendi ka ndërmarrë disa masa si shtimin e hapësirave të gjelbëruara, ndalimi i përdorimit të plastikës dhe që tani është një ndër vendet që po përdor në 300 ditë energjinë e rinovueshme.

“EcoWatch” raporton se Instituti kostarikan i Energjisë Elektrike (ICE) po feston arritjen e radhës, duke cituar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Kontrollin e Energjisë ku thotë se gjërat tashmë kanë funksionuar, vendi është furnizuar 100 për qind me energji të rinovueshme!

Kjo nuk është hera e parë që Kosta Rika mbështetet në energjinë e rinovueshme, në vitin 2015 kostarikanët e përdorën këtë energji në 299 ditë, ndërkohë në vitin 2016 ata bënë pak më pak, duke shkuar në 271 ditë.

Këtë vit, energjia e rinovueshme e Kosta Rikës u nda midis disa burimeve. Hidrocentrali siguroi 78.26 për qind të energjisë elektrike, era dha 10.29 për qind, 10.23 për qind erdhi nga energjia gjeotermale. Vetëm 0.84 për qind u kombinuan nga biomasa dhe energjia diellore.

“16 fermerët ndikuan në prodhimin e energjisë nga era në 1,014.82 gigawatt/orë, që është një rritje e madhe në atë sektor”, shkruajnë mediat.

Kosta Rika është angazhuar duke investuar në praktikat më të mira si dhe duke shfrytëzuar potencialin në burimet e pastra të energjisë kudo.

Scan Tv,  04.12.2017