Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH: Situata në kaskadën e Drinit

Kaskada e Drinit, burimi kryesor energjetik në vend mbetet në parametra normalë pavarësisht prurjeve të këtyre ditëve. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se nivelet në HEC-e mbeten brenda rregullores ndërkohë që KESH ka vijuar të prodhojë duke shitur një pjesë të energjisë në tregun e lirë por ka riaktivizuar edhe marrëveshjen me Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës duke depozituar aty një pjesë të energjisë.

INFORMACION MBI SITUATEN NE KASKADEN E DRINIT

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë përmirësuar situatën hidroenergjetike në Kaskadën e Drinit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare raporton se rezerva energjetike në orën 12:00 të ditës së sotme paraqitet në vlerën 572 GWh, ose 116 GWh më e lartë se ajo e datës 28 Nëntor kur nisën reshjet intensive të shiut. Ndërkaq, niveli i ujit në rezervuarin e hidrocentralit të Fierzës aktualisht është 273.16 m, thënë ndryshe rreth 5 metër më lartë krahasuar me fillimin e valës së reshjeve. Niveli i prurjeve në këtë hidrocentral aktualisht është 1000 m3/s.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka angazhuar në kapacitet intensiv pune hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës. Niveli i ujit në HEC Koman aktualisht është në 173.26 m dhe prurjet 350 m3/s ndërsa në HEC Vau Dejës është 74.89 m dhe prurjet 80 m3/s.

Përveç energjisë së tërhequr nga OST për shërbimet e balancimit dhe OSHEE për konsumin vendas, KESH ka shmangur maksimalisht derdhjen e ujit pa prodhim energjie duke shkëmbyer për depozitim me Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës sasinë prej 26500 MWh dhe shitur në treg të parregulluar sasinë prej 58000 MWh.

Në konkluzion, situata në Kaskadën e Drinit vazhdon të jetë plotësisht nën kontroll dhe menaxhimi po kryhet në përputhje me rregulloren e plotave.

Revista Monitor,  04.12.2017