Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia e rinovueshme, mbahet forumi ballkanik

Më datat 4-5 Dhjetor do të mbahet Forumi Ballkanik i Energjisë dhe Financave në kryeqytetin serb Beograd, ku pjesëmarrës do të jenë të gjitha shtetet e Ballkanin Perëndimor.

Një nga temat e nxehta është energjia; energji e rinovueshme, energji e qëndrueshme, zgjidhje më të lira të energjisë, energji miqësore ndaj mjedisit, energji që do të prodhohet me efektet minimale në mjedis.

Ky forum synon të diskutojë se si do të mund të reduktohen termocentralet me qymyr në rajon dhe çfarë duhet bërë në mënyrë që Ballkani Perëndimor të bëhet më tërheqës për investimet”, thuhet në përshkrimin e forumit.

“Pavarësisht faktit se të gjitha vendet e Ballkanit kanë treguar një angazhim të madh për të rritur kuotën e tyre të burimeve të energjisë së ripërtëritshme deri në vitin 2020, për të arritur mes 25% dhe 40% të përzierjes së tyre të energjisë, termocentralet me qymyr vazhdojnë të luajnë rol kyç në gjenerimin e energjisë së vendeve. Përkundër përmirësimeve në kuadrin e politikave dhe rregullatorëve, rajoni ende përballet me sfida në tërheqjen e më shumë investimeve….por energjia e rinovueshme ballkanike do të rritet. Pa dyshim, rajoni ka një potencial të lartë për vendosjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, duke përfshirë ujin, erën ose bioenergjinë”.

Scan TV,  04.12.2017