Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bitcoin konsumon më shumë energji se 169 vende të botës

Bitcoin, po rritet me shpejtësi në tregun e monedhave digjitale. Rritja e Bitcoin ka çuar në një rritje eksponenciale në ‘minierat Bitcoin.’ Fuqia e përpunimit kompjuterik që kërkohet për të mbajtur të dhënat e decentralizuara, të koduara mbi të cilat varet vlera e Bitcoin, janë të qëndrueshme dhe të pandryshuara.

Kjo hartë nuk ka të bëjë me rritjen fenomenale të vlerës së Bitcoin, që disa ekspertë thonë se është e pashmangshme, si ajo e ndonjë skeme piramidale. Por, paraqitet një tjetër aspekt i monedhës digjitale, e cila është rritur në vlerën prej 10 mijë dollarësh brenda një viti.

Sipas ‘Bitcoin Energy Consumption Index’ (BECI),çdo transaksion individual i Bitcoin ha 275 kWh të energjisë elektrike dhe vlerësimi i fundit i konsumit total vjetor të energjisë së Bitcoin është afërsisht 29.05 TWh.

Kjo është ekuivalente me 0.13 për qind të konsumit vjetor të energjisë në të gjithë botën. Dhe kjo rezulton të jetë më shumë se konsumi individual i energjisë i 159 vendeve të botës. Vendet e ngjyrosura me portokalli në hartë përdorin më pak energji elektrike në vit se sa duhet për transaksionin e Bitcoin. Nëse Bitcoin do të ishte një vend, do të renditej i 61 në botë përsa i përket konsumit të energjisë elektrike.

Siç tregon harta, Bitcoin konsumon më shumë energji në bazë vjetore sesa të gjitha vendet. Në Amerikë, të gjitha vendet e Karaibeve përdorin më pak energji elektrike se sa Bitcoin. Ky i fundit përdor më shumë energji elektrike sesa Irlanda dhe disa vende të tjera evropiane (shtetet e vogla si Vatikani, San Marino, Lihtenshtajni, Andorra, Malta, Luksemburgu, Shqipëria, Sllovakia apo vendet baltike.)

Në Lindjen e Mesme, konsumi i energjisë elektrike të Bitcoin është më i madh se ai i Sirisë, Jordanisë, Jemenit apo Omanit. Shtetet  e Bashkuara të Amerikës konsumojnë më shumë energji në botë dhe Bitcoin përdor vetëm 0.74 për qind të energjisë elektrike për të cilën Amerika ka nevojë për një vit. Por, shumë pak shtete bien poshtë pragut të monedhës digjitale, si Maine, Vermont, New Hampshire dhe Rhode Island, etj.

Alaska është shteti me konsumin më të ulët të energjisë vjetore në MINIERËN Bitcoin të SHBA-së, e barabartë me 472 për qind të nevojave vjetore të Alaskës për energji elektrike.

‘Bitcoin Energy Consumption Index’ vlerëson se ‘minierat e Bitcoin’ kushtojnë rreth 1.5 miliardë dollarë në vit, por vetëm nëse supozojmë se minierat ndodhin aty ku energjia elektrike është e lirë

Alaska është shteti me konsumin më të ulët të energjisë në minierën vjetore Bitcoin të SHBA-së, e barabartë me 472% të nevojave vjetore të Alaskës për energji elektrike.

BECI vlerëson se minierat Bitcoin kushtojnë rreth 1.5 miliardë dollarë në vit – por vetëm nëse supozojmë se minierat ndodhin aty ku energjia elektrike është e lirë (për shembull, disa zona të Kinës). Me çmime mesatare të energjisë elektrike të SHBA, kostoja do të ishte pak mbi 3 miliardë dollarë. Megjithatë, me të ardhurat vjetore të vlerësuara të minierave të Bitcoin aktualisht me 7.2 miliardë dollarë, ajo mbetet një përpjekje shumë fitimprurëse.

Sasia e energjisë së konsumuar nga Bitcoin tashmë është e madhe, por ende në rritje të shpejtë. Në një periudhë 30 ditore u rrit me 30 për qind. Me këtë ritëm, Bitcoin do të kërkojë të gjithë energjinë elektrike të prodhuar ën SHBA deri në korrik të vitit 2019 dhe atë të prodhuar në gjithë botë deri në shkurt të vitit 2020.

Scan Tv,  02.12.2017