Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC pritet të shtyjë marrëveshjen

Çmimet e naftës i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas tre sesionesh me ndryshime minimale, për shkak se investitorët janë të bindur se, OPEC dhe vendet e tjera që nuk janë pjesë e organizatës do të bien dakord, më vonë gjatë ditës, të shtyjnë marrëveshjen për uljen e prodhimit deri në fund të vitit 2018.

Lajmi është bërë i ditur nga 4 burime të ndryshme brenda OPEC, ndërsa grupi po përpiqet të ulë rezervat globale të naftës dhe të shmangë një rënie drastike të çmimeve. Marrëveshja aktuale e prodhuesve të naftës, që ka ulur deri më tani prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë, skadon në mars të 2018. “Marrëveshja do të shtyhet me 9 muaj”, deklaroi një delegat i OPEC.

Ndërsa një burim tjetër deklaroi për Reuters se, “nuk ka asnjë surprizë, të gjitha vendet janë dakord të një shtyrje me 9 muaj”. Me çmimet e naftës që gjenden pranë 60 dollarëve për fuçi, Rusia ka shprehur shqetësimet se, kjo do të rrisë prodhimin e naftës argjilore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nuk është pjesë e marrëveshjes. Rusia ka nevojë për çmime më të ulëta të naftës, për të balancuar buxhetin e saj, krahasuar me Arabinë Saudite, që ka një varësi më të madhe nga nafta.

Për këtë arsye, Arabia Saudite po përgatitet për të listuar në bursë kompaninë shtetërore, Aramco, gjatë vitit 2018. Tashmë, analistët mendojnë se, nafta Brent e Londrës mund të drejtohet në rreth 70 dollarë për fuçi.

Scan Tv,  01.12.2017