Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dështon procedura për katër leje minerare

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë publike së fundmi ofertat fituese për katër zona minerare, për të cilat procedura konkurruese u mbyll në maj të këtij viti me paraqitjen e ofertave.

Paralelisht me fituesit janë shpallur edhe katër procedura të tjera, të cilat kanë rezultuar të pasuksesshme duke mos pasur asnjë operator të kualifikuar. Por cilat janë në fakt zonat minerare që do të kalojnë për shfrytëzim te privati dhe cilat janë kompanitë që kanë paraqitur ofertat fituese.

Ofertat fituese për zonat minerare

E para është  zona Minerare Konkurruese nr. 231/7, për objektin Qaf Shtamë, Qarku i Dibrës, lloji i mineralit gëlqeror i mermerizuar.

Subjekti fitues është “ALFLO” SH.P.K që në ofertën e tij ka vlerësuar se prodhimi që mendohet të realizohet në zonën minerare është 1 000 m3/vit; Sasia e prodhimit që do të përpunohet 1 000 m3/vit; Vlera e investimit që parashikohet për t’u kryer 31 milionë lekë. Vlera e produkteve minerare që parashikohet të merren nga veprimtaria minerare në zonën minerare 612.5 milionë lekë. Vlera e rentabilitetit ekonomik parashikohet 41%.

E dyta është zona Minerare Konkurruese nr. 377/6, për objektin Pishkash, Qarku i Elbasanit, lloji i mineralit gur gëlqeror.

Subjekti fitues është  “FAT–ALKOM BETON ALBANIA” SH.P.K ku oferta e paraqitur parashikon prodhim 20 000 m3/vit; Sasia e prodhimit që do të përpunohet 20 000 m3/vit; Vlera e investimit që parashikohet për t’u kryer 21 milionë lekë; Vlera e produkteve minerare që parashikohet të merren nga veprimtaria minerare në zonën minerare 250 milionë lekë; Vlera e rentabilitetit ekonomik parashikohet 41%.

E treta është zona Minerare Konkurruese nr. 530, për objektin Fusha Kalt, Qarku i Dibrës, lloji mineralit krom.

Oferta fituese  është e kompanisë “KODRA E SURRELËS” SH.P.K me prodhim 1 000 tonë/vit. Sasia e prodhimit që do të përpunohet 1 000 tonë/vit; Vlera e investimit që parashikohet për t’u kryer 9 milionë lekë; Vlera e produkteve minerare që parashikohet të merren nga veprimtaria minerare në zonën minerare 47.9 milionë lekë; Vlera e rentabilitetit ekonomik parashikohet 33%.

E katërta, zona Minerare Konkurruese nr. 660/1, për objektin Përroi i Runës, Qafë Kumbull, Qarku Kukës, lloji mineralit krom.

Oferta fituese është bërë nga  “FABRIKA E PASURIMIT TË KROMIT BULQIZË” SH.P.K. Vlera e investimit që parashikohet për t’u kryer është 26.1 milionë lekë. Vlera e investimit që parashikohet për t’u kryer për punime minerare gjeologjike është 86.7%.

Zonat minerare pa fitues

Katër zona minerare kanë rezultuar me procedurë të pasuksesshme dhe kompanitë ofertuese duket se nuk kanë plotësuar kriteret e kërkuara gjatë shpalljes. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se procedura konkurruese e pasuksesshme ishte për zonën minerare nr.329, nr.34/2, nr. 628, nr. 738,6.

Revista Monitor,  30.11.2017