Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Propozimi italian: Nga Shqipëria jo vetëm gaz

Gazeta italiane “La Repubblica” raporton lidhur me idenë e një projekti që bashkon Italinë dhe Shqipërinë përmes tubacioneve që transportojnë jo vetëm gaz por edhe ujë nga Shqipëria.

Gazeta i referohet propozimit të presidentit të rajonit të Puglias Michele Emiliano sipas të cilit, mund të konsiderohet ideja e ndërtimit të një tubi tjetër krahas atij të TAP, që të transportojë ujë nga Shqipëria drejt Italisë.

Në kushtet kur në Itali ka dy pozicionime lidhur me impaktin mjedisor të projektit, alternativa e propozuar nga guvernatori tenton të jetë një alternativë në këtë debat pasi sipas tij, në këtë mënyrë arrihet edhe ai që konsiderohet si “kompensim” mjedisor.

Scan Tv, 27.11.2017