Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miratohet metodologjia për tarifat e transmetimit të energjisë

VENDIM

Nr. 180, datë 8.11.2017

MBI MIRATIMIN E “METODOLOGJISË SË LLOGARITJES SË TARIFAVE TË TRANSMETIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”

Në mbështetje të neneve 16; 19, germa “b”; 20, germa “a”; 108 dhe 110, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe në zbatim të nenit 26 të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s”, miratuar me vendimin nr. 96, datë. 17.6.2016; bordi i ERE-s, në mbledhjen e tij të datës 8.11.2017, mbasi shqyrtoi relacionin e përgatitur nga Drejtoria e Tarifave dhe e Çmimeve, për miratimin e “Metodologjisë së llogaritjes së tarifave të transmetimit të Energjisë Elektrike”,

konstatoi se:

– Drejtoritë teknike në bashkëpunim me konsulencën e USAID-it përgatitën dhe paraqitën në bord, në muajin shtator 2017, draftin e “Metodologjisë së llogaritjes së tarifave të transmetimit të energjisë elektrike”.

– Bordi i ERE-s me vendimin nr. 157, datë 28.9.2017, miratoi fillimin e procedurave për miratimin e “Metodologjisë së llogaritjes së tarifave të transmetimit të energjisë elektrike”.

– Me shkresën nr. 100/49 prot., datë 2.10.2017, ERE ka publikuar me median e shkruar, njoftimin për fillimin e procedurës për miratimin e “Metodologjisë së llogaritjes së tarifave transmetimit të energjisë elektrike”.

– Me shkresën nr. 651 prot., datë 4.10.2017, ERE njoftoi OST sh.a., OSHEE sh.a., Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoritetin e Konkurrencës, Avokatin e Popullit, Komisionin e Mbrojtjes së Konsumatorëve, Shoqatën e Mbrojtjes së Konsumatorit Shqiptar, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Konfederatën e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Konfindustrian, AAES, AREA, FIAA, ACERC dhe Shoqatën e Prodhuesve të Vegjël të Energjisë Elektrike për fillimin e procedurës për miratimin e metodologjisë së tarifave të transmetimit të energjisë elektrike dhe u kërkoi të paraqesin opinionet apo komentet e tyre në lidhje me këtë metodologji.

– OST sh.a., me shkresën nr. 5316/1 prot., datë 13.10.2017, paraqiti në ERE komentet lidhur me draftin e propozuar të metodologjisë së llogaritjes së tarifave të transmetimit të energjisë elektrike, të cilat u diskutuan edhe në seancën dëgjimore të zhvilluar në ERE, në datën 20.10.2017. Komenti i OST-së për përjashtimin e faturimit të energjisë reaktive, u pranua duke u hequr edhe nga metodologjia e llogaritjes së tarifave të transmetimit të energjisë elektrike.

Për gjithë sa më sipër, bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Të miratojë “Metodologjinë e llogaritjes së tarifave të transmetimit të energjisë elektrike” (bashkëlidhur).

2. Drejtoria e Tarifave dhe e Çmimeve të njoftojë të interesuarit për vendimin e bordit të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare. Ky vendim mund të ankimohet në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike nga botimi në Fletoren Zyrtare.

RYETARI Petrit Ahmeti

Për të lexuart vendimin e plotë klikoni këtu.

energjia.al  27.11.2017