Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konfindustria kundër HEC-eve në Vjosë

Konfindustria i ka kërkuar zyrtarisht Kryeministrit të Shqipërisë dhe vendimarrjes politike ndërprerjen e procedurave ligjore për ndërtimin e veprave energjitike në vazhdim në rrjedhën kryesore dhe anësore të Lumit Vjosa, perfshi edhe HEC e Kalivacit. Moratoriumi kerkohet për kryerjen e studimeve të reja të plota të vlefshmerise ekonomike dhe mjedisore në kendveshtrimin e interesit publik afatgjate, qe sot mungojne.

Konfindustria vlereson, se është e papranueshme, qe veprat energjitike në Lumin Vjosa të kryhen me studime ekonomike të vjetra 10-20 vjecare, kur:- kriza globale, – zhvillimet permiresuese në rrjetet energjitike në vend,- mundesite e modeleve të reja për zhvillim ekonomik të qendrueshem, kanë ndryshuar në menyre rrenjesore. është e nevojshme të kryhen studime kosto-perfitim të plota mjedisore sipas standarteve të BE, qe sot mungojne krejtesisht në legjislacionin shqiptar të dhenies se koncesioneve. P.sh Lumi Vjosa, me marken e “Lumit të Vetem të Eger në Europe”, vleresohet nga ekspertet nderkombetare të industrise se turizmit me potenciale të fuqishme të ardhurash për ekonomine vendore dhe kombetare.

Ne rastin e HEC të Kalivacit moratoriumi është i domosdoshem edhe për shkak të perballjes gjyqesore në vazhdim të shtetit shqiptar në Arbitrazhin Nderkombetar dhe penalizimet qindra milion euro të mundshme.

Konfindustria, në kerkesen e saj drejtuar ekzekutivit dhe vendimarrjes politike, ka marre parasysh vleresimet e biznesit, perfaqesuesve të pushtetit vendor, shoqerise civile, botes universitare. në muajin tetor 2017 Konfindustria organizoi në qytetin e Permetit Forumin 1 Nderkombetar për Zhvillimin e Qendrueshem të Rajonit të Lumit Vjosa. në Forum ndermjet të tjereve ishin të pranishem ishin edhe perfaqesuesit e 9 bashkive të pershkuara nga Lumi Vjosa nga Shqiperia dhe Greqia.

Revista Monitor,  27.11.2017