Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE siguron energjinë për dhjetorin

Sigurimi i energjisë për muajin dhjetor nuk ka qenë aspak i lehtë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Këtij të fundit i janë dashur katër raunde negociatash aspak të lehta me tregtarët për të siguruar tëplotë pjesën e energjisë për të cilin ishte shpallur procedura pak ditë më parë. Në finale janë lidhur edhe kontratat që për këtë procedurë kapin një kosto prej 27.8 milionë euro që në megavat/orë . përgjigjet një totali mbi 315 mijë.

“Totali i energjisë elektrike të ofruar dhe kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për çdo profil është si me poshtë:

-Profil: Lot 1, 93,000.00 MWh e konvertuar në vlerë monetare 6,688,969.00 Euro, me një çmim mesatar prej 70.97 Euro/MWh.

-Profil: Lot 222,704.00 MWh e konvertuar në vlerë monetare 21,153,259.00 Euro, me një çmim mesatar prej 93.36 Euro/MWh” thuhet në dokumentin e OSHEE i cili jep edhe detajet e procedurës.

Kontratat sipas të dhënave janë nënshkuar me shoqëritë  EFT AG , Future Energy Trading and exchange dinamics, GSA SHPK , DEVOLL HYDROPOWER SH.A., GEN-I TIRANA, AXPO DOO BEOGRAD, AYEN ENERGY TRADING.

Më herët për dhjetorin OSHEE rezervoi qysh në shtator një sasi prej 100 mijë megavat ndërkohe që pjesa tjetër kryesisht për konsumin pas mesnate dhe deri në orën 7 të mëngjesit do të jetë Korporata Elektronenergjetike Shqiptare e cila pritet të prodhojë në sasi të moderuara prej 140 MW mijë deri në 150 mijë MW. Me importin e dhjetorit kostoja totale e importit të energjisë të përballuara nga ana e OSHEE-së kapin mbi 205 milionë euro.

Revista Monitor,  24.11.2017