Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Humbjet e naftës kufizohen nga Kanadaja

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa në sesionin e kaluar nafta Bruto amerikane preku nivelin më të lartë në dy vitet e fundit.

Megjithatë, mbyllja e tubacionit Keystone, që transporton naftë nga Kanadaja drejt SHBA po kufizon humbjet. Nafta Bruto amerikane po tregtohet pranë 57.9 dollarëve për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar e mbylli tregtinë në 58.15 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga viti 2015.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 63.1 dollarë për fuçi. Nafta Bruto amerikane është mbështetur nga mbyllja e tubacionit në Kanada, që transporton rreth 590 mijë fuçi në ditë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe rënia e rezervave të naftës komerciale në SHBA mbështeti çmimet në sesionin e kaluar. Rezervat e naftës në ekonominë më të madhe në botë ranë me 1.9 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 17 nëntor, në totalin e 457.14 milionë fuçive.

Rezervat e naftës kanë rënë me 15%, që nga niveli rekord i regjistruar në mars të këtij viti. Investitorët vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm, në pritje të takimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe vendeve të tjera që nuk janë pjesë e kësaj organizate, të cilët takohen më 30 nëntor në Vjenë.

Marrëveshja për uljen e prodhimit pritet të skadojë në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa lideri i OPEC, Arabia Saudite, po lobon për shtyrjen e kësaj marrëveshje, të paktën deri në fund të 2018.

Scan Tv,  24.11.2017