Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE hap proçedurat për importin e dhjetorit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur procedurën e re për të siguruar energji për muajin dhjetor, i cili tradicionalisht është muaji me konsumin më të lartë në vit. Deri në nëntor OSHEE u ndihmua edhe nga KESH për pjesën e importeve të cilat u blenë në tre muaj rresht përmes kredisë së Bankës Botërore prej 22.4 milionë euro.

Për dhjetorin konsumi në vend varion pak më shumë se 600 mijë MWh. Aktualisht burime pranë OSHEE thanë se nga KESH do të meret një sasi mes 140 ose 150 mijë MWh. Kjo sasi mbetet e ulët pasi Korporata vijon të ketë pasojat e vitit të thatë që çoi Kaskadën e Drinit në një situatë të vështirë.

Sakaq OSHEE rezervoi në procedurën e shtatorit një sasi prej 130 mijë megavat për muajin e fundit të vitit, që në vlerë është rreth 7 milionë euro.

Pjesa për të cilën OSHEE ka dalë në treg këto ditë është gjysma tjetër e sasisë që mbetet e pasiguruar, që është rreth 316 mijë MWh. Aktualisht kompania e shpërndarjes është në negociata me tregtarët për të siguruar sasinë e nevojshme dhe për të arritur një çmim sa më të pranueshëm. Gjithsesi pavarësisht negociatave referuar çmimeve në bursë për energjinë e dhjetorit si dhe koston e kapacitete duket se vlera e këtij importi pritet të jetë rreth 31 milionë euro.

Gjithsesi një vlerë më e saktë pritet që të jepet pas mbylljes së procedurave të cilat janë parashikuar ditën e sotme.

Profili i blerjes është përcaktuar në fashën orare 07:00-23:00 ndërkohë që pjesa e natës do të plotësohet me prodhimin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Revistya Monitor,  23.11.2017