Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

20% e burimeve të energjisë janë të rinovueshme

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë publikoi raportin e pasqyrës energjetike botërore për vitin 2017.

Në këtë raport pasqyra e energjisë është vlerësuar në 4 kategori dhe atë në uljen e kostove të teknologjisë së energjisë së ripërtëritshme, rritjen e pjesës së përgjithshme të konsumit të energjisë, përhapjen e energjisë së pastër në Kinë dhe bërja e ShBA-së njërën prej aktorëve më të fuqishëm të ekuacionit global të energjisë në saje të naftës dhe gazit shkëmbor.

Në raport parashikohet se numri i përgjithshëm i popullsisë globale brenda 20 viteve të ardhshme nga 7,4 miliardë që është sot, do ti afrohet shifrës së 9 miliardëve, gjë që me vete do të sjellë edhe rritjen e kërkesave për energji.

Ndërkaq për të plotësuar rritjen e këtyre kërkesave, në planë të parë çdo ditë e më shumë dalin teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme dhe rëndësia që duhet ti kushtohet gazit natyror dhe efikasitetit energjetik.

Burimet e energjisë së ripërtëritshme që rriten me shpejtësi në botë sot përbëjnë rreth 20% të energjisë së përgjithshme të botës.

Në raport parashikohet se me anë të punimeve të Kinës dhe Indisë në energjinë diellore do të rritet edhe pjesa e përgjithshme e kapacitetit të kësaj energjie dhe se brenda 20 viteve të ardhshme do të arrijë në 40%.

Në këtë kontekst pritet që gjatë periudhës së ardhshme së bashku me uljen e kostos të shënohen edhe rritje serioze në pjesën e energjisë së ripërtëritshme.

Ashtu siç theksohet në raport, mundësia që burimet kryesore të energjisë në Bashkimin Evropian në vitin 2030 të jenë nga energjia eolite, do të shkaktojnë ndryshme të rëndësishme edhe në tregjet rajonale edhe në ato globale të energjisë.

Një çështje tjetër për të cilën bëhet fjalë në raport është vazhdimi i zhvillimit të sektorit të naftës dhe gazit shkëmbor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në vitin 2020 dhe se ShBA-ja do të jetë eksportuesi kryesor i naftës në këtë vit.

Në anën tjetër edhe çmimet e naftës deri nga mesi i viteve 2020 do të rriten në nivelin e 83 dollarëve për fuçi dhe se nafta edhe për një kohë të gjatë do të ruaj pozitën e saj në tregjet e energjisë.

Në mesin e çështjeve tjera për të cilat bëhet fjalë në raport është edhe ndikimi i përhapjes së përdorimit të makinave elektrike në kërkesat për naftë.

Aktualisht në mbarë botën janë rreth 2 milionë makina elektrike, ndërsa pritet në deri në vitin 2025 kjo shifër të dalë në 50 milionë, ndërkaq në vitin 2040 kjo shifër do të jetë 300 milionë copë.

Parashikohet se kjo rritje e numrit të makinave elektrike do të ndikoj në uljen për rreth 2% në kërkesat globale për naftë, ndërsa kjo njëkohësisht është tregues se makinat elektrike gjatë 20 viteve të ardhshme do të kenë ndikim të madh në tregjet globale të naftës.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  23.11.2017